Lajme

Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu

07/02/2025 21:30
nga:G B

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për mundësinë për koalicion me PDK, të cilës nuk i ka bërë ftesë, për dallim nga LDK, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se PDK nuk është reformuar dhe se në të janë 5 kryetarë.

Po ashtu, ai përmendi se prandaj Enver Hoxhaj e Ramiz Lladrovci

“PDK nuk është e reformuar, në PDK ekzistojnë 4-5 kryetarë. Aty nuk merresh vesh nëse ke fol me një person. Prandaj Enver Hoxhaj foli ashtu. Prandaj Ramiz Lladrovci foli ashtu në televizion, për Sami Lushtakun, prindin e një deputeti të Kuvendit të Kosovës. Dhe i kanë dy udhëheqës në Hagë. Ata nuk janë reformuar. PDK është sinonim i kapjes së shtetit. Elementet e PDK-së i gjeni në shumë institucione të vendit, sidomos prokurori, gjyqësor, edhe institucione tjera por edhe media”, u shpreh Kurti./Gazeta Blic/

 

Pse nuk e tërhiqni Albulena Haxhiun pasi nuk i ka marrë votat? Kurti: Nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, e sjellim emrin tjetër

 

Kurti: Në aktgjykim të Kushtetueses nuk thuhet që Avni Dehari e ka shkelur Kushtetutën – s’ka bërë shkelje