Lajme

Mundësi e jashtëzakonshme për maturantët e Ferizajit, 12 BURSA të plota dhe PUNËSIM i garantuar në Gjermani!

08/16/2022 15:26
nga:K G

Kolegji Universum dhe Knappschaft Kliniken nga Gjermania kanë zhvilluar një akademi të përbashkët të arsimit profesional “Shkollim dhe Punësim në Gjermani”.

Në kuadër të kësaj akademie, Kolegji Universum dhe Knappschaft Kliniken kanë hapur thirrjen për 12 BURSA TË PLOTA për maturantë për studime në Programin Infermieri në Kolegjin Universum (Kampusi Ferizaj).

Ky program përgatitor u shërben maturantëve të përzgjedhur që të ndjekin studimet në periudhën prej 18 muajsh (tre semestra) në Kolegjin Universum në Ferizaj, për të vazhduar më pas shkollimin e rregullt trevjeçar (ausbilding) në Gjermani. Kandidatët e suksesshëm që mbarojnë shkollimin (ausbildung), e kanë të siguruar punësimin në qendrat mjekësore që ka në menaxhim Knappschaft Kliniken.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet përmes testit vlerësues dhe intervistes. Maturantët e përzgjedhur do të studiojnë vitin e parë në Kolegjin Universum dhe vazhdojnë vitin e dytë dhe të tretë në Gjermani. Aplikimi bëhet online përmes këtij linku https://bit.ly/3bvXNLG

Pra të gjithë maturantët e përzgjedhur përfitojnë:
– Shkollim FALAS në Programin Infermieri në Kolegjin Universum (Kampusi Ferizaj) dhe në Gjermani;
– Kurs FALAS të Gjuhës Gjermane në Universum;
– Asistencë për aplikim për vizë dhe qëndrim në Gjermani;
– Banim, sigurim shëndetësor dhe kushte për jetesë, të siguruara në Gjermani gjatë studimeve;
– Punësim i Garantuar në Gjermani;
APLIKO këtu https://bit.ly/3bvXNLG

Për më shumë informata kontakto [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.