Sporti

Mundësi e artë për Armando Brojën, Tuchel e thërret për Superkupën e Evropës

08/08/2021 10:00
nga:E K

Fituesit e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, Chelsea dhe Villarreal CF do të përballen më 11 gusht në Superkupën e Evropës.

Ndeshja do të luhet në “Windsor Park” në orën 21:00, në Irlandën Veriore, shkruan GazetaBlic Sport.

Për sulmuesin shqiptar, Armando Broja, kjo pritet të jetë një mundësi e artë.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, e ka bërë pjesë sulmuesin shqiptar në ekipin që do të udhëtojë për përballjen e madhe ndaj Villarrealit.

Armando Broja ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Chelsean, dhe është duke kaluar një formë mjaftë të mirë duke fituar kështu besimin e gjermanit, Tuchel i cili e ka shpërblyer të riun shqiptar duke e thirrur në një ndeshje shumë të rëndësishme.

Ndeshja Chelsea – Villarreal luhet të mërkurën me fillim nga ora 21:00

/GazetaBlic Sport/