Showtime

“Mund ta ketë Sindromën e Stokholmit”, Leonora për Albën: S’ka respekt për veten

01/30/2026 22:42
nga:Sh R

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka ngritur dyshimet se Alba vuan nga Sindroma e Stokholmit.

Sipas saj, nuk është e logjikshme që një femër të ketë kaq pak respekt për vetën, në një raport me një mashkull, transmeton Klankosova.tv.

“Ndonjëherë kur e shoh më duket aq e logjikshme në perceptimet e saj, por ndonjëherë kur e dëgjoj kur flet për Limin duket aq palogjikë, një vajzë pa respekt për veten e vet, një vajzë me mendësi aq të cekët, nuk e kuptoj. Ajo mund ta ketë atë sindromën e Stokholmit se ndryshe është e pabesueshme”, u shpreh ajo.