Sporti

Muller: “Unë do të doja që Ronaldo dhe Messi të luanin së bashku në një ekip”

08/29/2021 13:13
nga:Lorik J

Thomas Muller u pendua që Paris Saint-Germain nuk ka transferuar Cristiano Ronaldon, pasi ai do të kishte dashur të shihte sulmuesin portugez të luante së bashku me Lionel Messin dhe Neymar.

“Nëse Kylian Mbappe do të largohet nga PSG, atëherë do të më pëlqente të kisha parë Cristiano Ronaldon dhe Messin të luanin së bashku”, tha fillimisht Muller.

“Do të ishte një kombinim shumë interesant, veçanërisht për fansat. Ronaldo u bë një sulmues shumë i fortë dhe Messi dhe Neymar mund të luanin me të. Do të ishte shumë interesante”,  përfundoi sulmuesi gjerman në një intervistë për Sky Sports.

/GazetaBlic Sport