Sporti

Muller – Robbenit: Jeni kthyer në kohën e duhur, na duhet një “xhoker” ndaj PSG’së

04/12/2021 15:01
nga:L J

Arjen Robben nuk dorëzohet dhe është kthyer në fushë më shpejtë sesa pritej.

Ylli holandez luajti dje në minutat e fundit të derbit midis Groningenit dhe Heerenveen, përcjell GazetaBlic Sport.

Lajmi për kthimin e Robben në fushë mbërriti gjithashtu në Mynih, ish klubin e tij.

Thomas Muller, ish shoku i skuadrës, komentoi në foton e postuar nga Robben në Instagram, duke shkruar:

“Ju jeni kthyer në kohën e duhur, na duhet një “xhoker” për Paris”.

/GazetaBlic Sport.