Sporti

Muller për largimin e Lewandowski: “Ne nuk e dimë se çfarë të presim pa një lojtar që ka shënuar 30-50 gola në sezon”

07/24/2022 16:52
nga:L J

Bayern rezistoi për aq kohë sa mundi, por Lewandowski u largua nga Bavaria dhe nënshkroi për Barcelonën.

Largimi i polakut lë shumë për të dëshiruar dhe Muller nuk e ka problem të flasë për këtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Muller nënvizoi mirëkuptimin që kishte me Lewan, me të cilin ishte shok skuadre për tetë sezone.

“Lewa dhe unë kishim një lidhje të madhe dhe të veçantë në fushë. Ishte diçka që u zhvillua, që nuk erdhi sapo mbërriti nga Dortmundi. Në fund u kuptuam me sy mbyllur, kishim një ndjenjë të mirë dhe e dinim pozicionin e njëri tjetrit”, ka thënë ai për mediumet gjermane.

“Ne nuk e dimë se çfarë të synojmë pa një lojtar që ka shënuar 30-50 gola”.

/GazetaBlic Sport