Sporti

Muller mesazh Barcelonës: Hansi, ne po vijmë

10/23/2024 11:32
nga:Lorik J

Barcelona do të përballet sonte me Bayern Munich në Montjuic.

Skuadra gjermane po vepron paksa shumë e sigurt përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

Thomas Muller madje postoi një foto të buzëqeshur të tij dhe shokëve të skuadrës në rrugën e tyre për në Barcelonë.

“Për të gjithë ju që po e prisni 📸… në Barcelonë. Hansi në po vijmë”, ka shkruar ai në postimin.

Kujtojmë se Barcelona dhe Bayern Munich ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport