Thomas Muller është tashmë në historinë e Bayernit të Mynihut, por nga sot ai me të drejtë hyn në legjendën e klubit.
Sulmuesi gjerman i është bashkuar portierit Sepp Maier në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje në Bundesligë: 473, e fundit sot, në humbjen ndaj Hoffenheimit, në ndeshjen e ditës së 34-t dhe të fundit të kampionatit.
Muller, 34 vjeç, ka luajtur për Bayernin që nga viti 2009 dhe këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 11 asistime në të gjitha garat. Në pesëmbëdhjetë vjet ai grumbulloi 707 ndeshje, me 242 gola dhe 268 pasime vendimtare, duke fituar 12 trofe kombëtarë, 2 Champions, 2 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 6 Kupa të Gjermanisë dhe 8 Superkupa të Gjermanisë.