Sporti

Muller: Kundër Real-it do jetë ndeshje e barabartë, vetëm nëse tregohemi efektivë kemi mundësi të fitojmë

05/06/2024 18:16
nga:E K

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller foli për mediet në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League ndaj Real Madrid-it, me takimin e parë mes tyre që u mbyll me barazimin 2-2.

Gjermani u shpreh se kjo përballje do të jetë e barabartë, ndërsa shtoi se skuadra e tyre duhet t’i shfrytëzojë mirë rastet që ka për të shënuar, përndryshe do jetë kundërshtari që do festojë në fund.

“Do të jetë një ndeshje e barabartë, diferenca do bëhet nga detaje të vogla. Në futboll, efektiviteti ka shumë rëndësi. Nëse arrin t’i shfrytëzosh rastet që të jepen në disa momente të caktuara fiton, përndryshe humbet. Është çështje milimetrash, ne duhet të jemi efektivë kur krijojmë mundësi shënimi”-deklaroi Muller.