Sporti

Muller i bashkangjitet kritikave ndaj Joachim Low

07/05/2021 20:54
nga:E K

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller, ka kritikuar trajnerin e tij te Gjermania, Joachim Low.

Trajneri gjerman pritet të largohet nga stoli i të parit të Gjermanisë pas dështimit në Euro 2020, shkruan GazetaBlic Sport.

Muller tha se taktika defanzive e Joachim Low nuk i përshtatet lojës së Gjermanisë.

“Përpjekjet tona për të shmangur pranimin e golave përmes një strategjie mbrojtëse dhe duke pritur kundërshtarët ka dështuar. Kundër Anglisë ne jemi mbrojtur shumë dhe në një ndeshje si kjo kur mbroheni dhe kundërshtari shënon i pari është shumë e vështir të fitosh”, tha Muller.

Gjermania pësoi humbje nga Anglia në fazën e parë eliminuese të Kampionatit Evropian me rezultat 2-0.

/GazetaBlic Sport/