Sulmuesi Thomas Muller u konsiderua lojtari më i mirë i Bayernit në sezonin 2021/2022, pasi kishte mbledhur 26% të votave të tifozëve.
Musiala (19%) ishte në vendin e dytë, ndërsa Lewandowski, i cili e mbylli sezonin me 50 gola në 46 ndeshje për bavarezët, ishte vetëm i treti me 18%, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi polak, kujtojmë se ka vetëm një vit nga kontrata e tij dhe tashmë e ka pranuar publikisht se synon të largohet nga klubi.
Muller, 32 vjeç, shënoi 13 gola dhe dha 22 asistime për Bayernin në 2021/2022.
/GazetaBlic Sport/


