Lajme

Mulla Osmani për Lëvizjen e Deçanit: Na u sakatum, po përçahemi me njani-tjetrin

04/22/2025 22:44
nga:Sh R

Mulla Osmani i ftuar sonte në emisionin “Politiko” të Kanal10 deklaroi se ekstremizmi në Kosovë po merr hov nga dy kahje të ndryshme.

Teksa njëra u anë u ndërlidh me veprimtaritë e fundit në Kaçanik, ana tjetër sipas tij po shpërndahet nga Lëvizja e Deçanit, që sikurse thotë ai, po bën përçarje mes njerëzve.

Ky ekstremi i parë e ka prodhuar këtë të dytin, se ky i dyti s’është hiç më i mirë se ky i pari. I shoh të dyja ekstreme, Më shitshin njëfar shqiptarie, unë nuk mundesha me i duru sepse i njoh. Ne u sakatuam, po përçahemi mes vete. E drejtë e njeriut me besu në çka të don, por jo me i’a fy besimin tjetrit”, tha ai.