Ish-kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, nuk e ka pranuar mirënjohjen “Qytetar Nderi”, kjo iu ishte ndarë nga i pari i këtij qyteti, Xhafer Tahiri.
Mulaku nuk e ka treguar arsyen e refuzimi të këtij çmimi, duke thënë se nuk dëshiron ta politizojë këtë çështje, njofton Klan Kosova.
Për refuzimin nuk foli as kryetari i tanishëm, Xhafer Tahiri. Qytetarët kanë thënë se veprimi i Mulakut nuk ishte fort me vend.
Megjithatë, burime brenda Komunës i thanë Klanit se të dyja palët janë në bisedime për pranim të kësaj mirënjohje pas një kohe.