Lajme

Mulaj viziton Shtëpinë e Pleqve në Gurrakoc: Kënaqësi të takohem me stafin dhe banorët e kësaj qendre

01/28/2025 17:03
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, thotë se sot ishte një ditë e mbushur me inspirim dhe takime të veçanta në Istog, raporton GazetaBlic.

Mulaj vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Gurrakoc, ku u takua me stafin dhe banorët e kësaj qendre të përkushtuar për kujdesin ndaj të moshuarve.

Ai thotë se këto takime janë një dëshmi e jashtëzakonshme e punës së palodhshme dhe pasionit që ekziston në bizneset dhe institucionet tona lokale.

Postimi i plotë:

Një ditë e mbushur me inspirim dhe takime të veçanta në Istog,

Sot, dita ime nisi në Shtëpinë e Pleqve në Gurrakoc, ku pata kënaqësinë të takohem me stafin dhe banorët e kësaj qendre të përkushtuar për kujdesin ndaj të moshuarve. Përkushtimi i tyre për të krijuar një mjedis të ngrohtë dhe të sigurt për një nga grupet më të ndjeshme të shoqërisë sonë më preku thellë.
Pas këtij fillimi emocionues, vizitat vazhduan në:

2️⃣ Fron+Macon, Cerrcë, ku u prita ngrohtësisht nga pronari Ilir Rugova dhe stafi i kësaj ndërmarrjeje. Ishte kënaqësi të shoh një kompani të tillë që kombinon profesionalizmin dhe inovacionin për të sjellë vlera në industrinë lokale
.
3️⃣ Liridona Home, Istog, ku u mirëprita nga pronari Besim Alushaj. Ndërmarrja e tij është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe vizionit për të ndërtuar produkte cilësore që pasurojnë komunitetin tonë.

4️⃣ Përpunimi i Metaleve, Istog, ku pata mundësinë të takohem me Selajdin Bytyqin dhe stafin e tij. Ky është një zanat që jo vetëm identifikon Komunën e Istogut, por ruan një trashëgimi të veçantë përmes përpunimit të qerreve të kuajve dhe artizanatit të metaleve.

Këto takime janë një dëshmi e jashtëzakonshme e punës së palodhshme dhe pasionit që ekziston në bizneset dhe institucionet tona lokale. Jam krenar që kam pasur mundësinë të takoj njerëz të tillë që përfaqësojnë më të mirën e Komunës së Istogut dhe të marr frymëzim nga përkushtimi i tyre.
Pa besim, s’ka ndryshim!

#LDK #istogu #ldk124 #NR79 #BëhuNdryshimi