Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka vizituar komunën e Vitisë ku u takua me kryetarin e komunës Sokol Haliti, dhe aktivistë mbështetës të LDK-së.
Mulaj së bashku me nën kryetarin e komunës së Vitisë kanë bërë homazhe te busti i heroit, Hasan Aliu – Remnikut.
Gjithashtu Mulaj ka vizituar edhe fshatin Sadovinë, ku edhe atje ka bërë homazhe tek memoriali i Gursel e Bajram Sylejmanit.
Postimi i plotë:
Sot vizitova komunën e Vitisë, ku pata kënaqësinë të takohesha me kryetarin e komunës, z. Sokol Haliti, si dhe me aktivistë dhe mbështetës të LDK-së. Gjatë vizitës, së bashku me nënkryetarin e komunës, z. Hasan Aliu, bëmë homazhe te busti i Heroit të Kombit, Hasan Aliu-Remnikut.
I veçantë ishte momenti kur dëgjuam rrëfime të jashtëzakonshme nga nipi i heroit, i cili sot mban emrin e gjyshit të tij dhe shërben me përkushtim si nënkryetar i komunës. Kujtimi dhe trashëgimia e Heroit të Kombit vazhdojnë të jetojnë përmes brezave që ndjekin rrugën e tij të lavdishme.
Poashtu isha edhe në fshatin Sadovinë, ku bashkë me mikun tim Nijazi Miftarin bëmë homazhe tek memoriali i Gursel e Bajram Sylejmanit.
Lavdi e përjetshme Heronjve të Kombit!