Lajme

Mulaj viziton një biznes në Istog- ‘Një punëtor i vërtetë meriton respekt dhe vlerësim, sepse nuk kërkon rrugë të lehta’

02/04/2025 17:56
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së. dr. Besim Mulaj, ka viztuar një nga bizneset më të suksesshme në Istog, Uça Zdrukthtari, i specializuar në prodhimin e dyerve, dritareve dhe xhamave.

Mulaj tha se kënaqësi e veçantë të shohësh një punëtor të përkushtuar si Bujar Ferati, i cili ka arritur sukses me mund dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

“Inspiron fakti që ai nuk ankohet, por punon me ndershmëri dhe vullnet të fortë, duke krijuar diçka me duart e veta.Një punëtor i vërtetë meriton respekt dhe vlerësim, sepse nuk kërkon rrugë të lehta – ai e di se suksesi vjen nga përkushtimi dhe puna e palodhur” shkruan Mulaj raporotn “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Pata nderin të vizitoj një nga bizneset e suksesshme në Istog, Uça Zdrukthtari, i specializuar në prodhimin e dyerve, dritareve dhe xhamave.

Është kënaqësi e veçantë të shohësh një punëtor të përkushtuar si Bujar Ferati, i cili ka arritur sukses me mund dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Inspiron fakti që ai nuk ankohet, por punon me ndershmëri dhe vullnet të fortë, duke krijuar diçka me duart e veta.

Një punëtor i vërtetë meriton respekt dhe vlerësim, sepse nuk kërkon rrugë të lehta – ai e di se suksesi vjen nga përkushtimi dhe puna e palodhur.
#LDK124 #NR79