Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, sot ka vizituar Klubin e Futbollit 2 Korriku, ku thotë se ishte emocionuese të shihje përkushtimin e trajnerve dhe përkrahjen e palodhur të prindërve që frymëzojnë të rinjët të ndjekin ëndrrat e tyre sportive.
Mulaj thotë se vlerat që promovohen në këtë klub janë shembull i shkëlqyer për të gjithë shoqërinë.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj Klubin e Futbollit 2 Korriku 🔵🟡, së bashku me kryetarin e Degës 4 -të Besian Xh Mustafa dhe kryetaren e Forumit të Gruas të Degës 4, Vlora Dumoshi.
Në mesin e prindërve dhe stafit të përkushtuar të klubit, ndjeva atmosferën e vërtetë të përkushtimit, pasionit dhe dashurisë për futbollin. Ishte emocionuese të shihje përkushtimin e trajnerëve dhe përkrahjen e palodhur të prindërve që frymëzojnë të rinjtë të ndjekin ëndrrat e tyre sportive.
KF 2 Korriku nuk është thjesht një klub futbolli, por një familje e madhe ku çdo lojtar trajtohet me kujdes dhe respekt. Vlerat që promovohen në këtë klub janë shembull i shkëlqyer për të gjithë shoqërinë: puna e palodhur, përkushtimi dhe ndershmëria.
Falenderojmë të gjithë stafin dhe prindërit për mikpritjen dhe për punën e tyre të palodhur në krijimin e një ambienti ku të rinjtë mund të zhvillohen, jo vetëm si futbollistë, por edhe si individë me vlera të larta njerëzore. Pa besim, s’ka ndryshim!