Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka vizituar fabrikën e mobileve “Baki” në Dushkajë të Istogut, raporton Gazeta Blic.
“Ky biznes familjar i udhëhequr nga 4 vëllezërit Halilaj, është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe punës së palodhur, duke kontribuar në zhvillimin e sektorit të mobiljeve, një ndër sektorët më performues në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kanë dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre, sepse mobilet e tyre janë sinonim i cilësisë dhe dizajnit të shkëlqyer, duke arritur të zënë vend në tregjet evropiane dhe më gjerë.
Postimi i tij i plotë:
Pata kënaqësinë që, së bashku me dy kandidatet për deputete nga Istogu, Dr. Serbeze Kabashi Muçaj dhe Lisa Rugova, të vizitoj fabrikën e mobiljeve “Baki” në Dushkajë të Istogut.
Ky biznes familjar i udhëhequr nga 4 vëllezërit Halilaj, është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe punës së palodhur, duke kontribuar në zhvillimin e sektorit të mobiljeve, një ndër sektorët më performues në Kosovë.
Dëgjuam me kujdes kërkesat e tyre, sepse sot, mobiljet e tyre janë sinonim i cilësisë dhe dizajnit të shkëlqyer, duke arritur të zënë vend në tregjet evropiane dhe më gjerë. Kjo tregon fuqinë dhe potencialin e prodhuesve tanë për të konkurruar në një treg global.
Krenar për talentin dhe vizionin e njerëzve të tillë që me punën e tyre sjellin emrin e Kosovës në çdo kënd të botës.
Pa besim s’ka ndryshim!
Dr.Sci. Besim Mulaj 79