Lajme

Mulaj: Vendi ynë ka nevojë për një qeveri që bashkëpunon ngushtë me miqt tanë – Sot më shumë se kurrë, na duhet mbështetja juaj për vizionin e LDK-së

12/05/2025 19:58
nga:Sh R

Besim Mulaj, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, thotë se gara e 28 dhjetorit nuk është garë për të mundur dikë por për fituar interesi qytetar i Kosovës, raporton GazetaBlic.

Mulaj thotë se vendi ka nevojë për një qeveri që bashkëpunon ngushtë me aleatin stratëgjik – ShBA-në, dhe partnerët në BE.

Tutje ai thotë se qeveria aktuale i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur mbështetës të LDK-së, qytetarë të nderuar,

Gara e 28 dhjetorit nuk është garë për ta mundur dikë, por për të fituar interesi qytetar i Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për një qeveri që bashkëpunon ngushtë me miqt tanë, veçanërisht me aleatin strategjik – SHBA-në – dhe partnerët tanë në BE. Kosova ka nevojë për një qeveri që i qëndron afër biznesit, i hap rrugë zhvillimit dhe u kryen punë të përditshme qytetarëve të saj.

Qeveria aktuale, fatkeqësisht, i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës. Prandaj, sot më shumë se kurrë, na duhet mbështetja juaj për vizionin e LDK-së dhe për dr. Lumir Abdixhikun si kandidat për Kryeministër. Në këtë fushatë do të përpiqem të jem afër secilit prej jush që beson në ndryshim dhe që synon një Kosovë më të qetë, më stabile dhe më të zhvilluar.

Ju ftoj që, si asnjëherë më parë, të punojmë së bashku dhe ta rikthejmë filozofinë rugoviane në drejtimin e shtetit – një qasje të matur, të urtë dhe shtetformuese.

Me përkushtim,

Dr. Sci Besim Mulaj