Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka mbajtur takim dhe në Sinajë të Istogut, ku thotë se ka pasur një mikpritje e jashtëzakonshme dhe një atmosferë e mbushur me shpresë, raporton Gazeta Blic.
“Dëgjova me kujdes shqetësimet dhe nevojat e tyre, sepse për mua, politika nuk është thjesht fjalë, por angazhim dhe veprim. U premtova përkushtim maksimal për të adresuar çështjet që i prekin drejtpërdrejt, duke qenë një zë i fuqishëm për projektet me ndikim të madh në komunitet”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Pas takimit madhështor në Cerrcë, rrugëtimi ynë vazhdoi drejt Sinajës së Istogut, ku na priti një mikpritje e jashtëzakonshme dhe një atmosferë e mbushur me shpresë. Në çdo fytyrë të banorëve të kësaj ane lexohej qartë besimi për ndryshim, vullneti për të çuar përpara projekte që përmirësojnë jetën e përditshme.
Dëgjova me kujdes shqetësimet dhe nevojat e tyre, sepse për mua, politika nuk është thjesht fjalë, por angazhim dhe veprim. U premtova përkushtim maksimal për të adresuar çështjet që i prekin drejtpërdrejt, duke qenë një zë i fuqishëm për projektet me ndikim të madh në komunitet.
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Me besim, punë dhe bashkëpunim, ne mund të arrijmë rezultate konkrete!
#LDK124 #NR79 #LDK #BëhuNdryshimi