Lajme

Mulaj: Uragani i fitores së LDK-së vazhdoi në Fushë Kosovë

11/19/2024 22:02
nga:Sh R

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar “turneun e ndryshim” në komunën e Fushë Kosovës.

Kandidati për deputet nga dega e LDK-së në Istog, Besim Mulaj, nga ky tubim thotë se transformimi modern i Fushë Kosovës nën udhëheqjen e LDK-së, është një shembull se si një komunë mund të shëndrrohet në një qendër zhvillimi rajonal.

Ai thotë se ky model mund të shërbejë si inspirim për komunat e tjera në Kosovë dhe më gjerë.

Postimi i plotë:

Uragani i fitores së LDK-së vazhdoi në Fushë Kosovë.

Transformimi modern i Fushë Kosovës nën udhëheqjen e LDK-së është një shembull se si një komunë me pozitë strategjike mund të shndërrohet në një qendër zhvillimi rajonal në përputhje me nevojat e qytetarëve.

Ky model i suksesshëm mund të shërbejë si inspirim për komunat e tjera në Kosovë dhe më gjerë.

Kandidatëve nga Fushë Kosova u uroj shumë suksese!

Rrugën e bëjmë bashkë!

Bëhu ndryshimi!