Lajme

Mulaj u drejtohet qytetarëve të Istogut: Bashkohuni me LDK-në dhe bëhuni ndryshimi që i duhet qytetit tonë!

01/03/2025 17:30
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, me numër 79, thotë se nën udhëheqjen e Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës po sjell një qasje të re dhe një energji që na frymëzon të gjithëve.

Mulaj thekson se LDK ka kandidatët më të mirë për zgjedhjet e 9 shkurtit, njerëz me vizion, përkushtim dhe përgatitje që reflektojnë vlerat tona më të mira.

Ai fton qytetarët e Isotgut që të bashkohen me LDK-në dhe të bëhen ndryshimi që i duhet ktij qyteti.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Istogut,

Për 35 vite, Istogu ka qenë bastioni i vlerave rugoviane, një shembull i besimit në filozofinë e urtësisë, vizionit dhe paqes. Ky rrugëtim historik ka dëshmuar se qyteti ynë gjithmonë ka ditur të zgjedhë drejtimin e duhur, duke ndërtuar mbi themelin e fortë të vlerave të qëndrueshme.

Por sot, më shumë se kurrë, na duhet një fitore e thellë. Një fitore që jo vetëm e vazhdon trashëgiminë tonë, por i hap rrugë një epoke të re për Kosovēn – një epokë të zhvillimit, të rinovimit dhe të shpresës për të ardhmen. Dhe për këtë vizion, na duhet bashkimi juaj.

Nën udhëheqjen e Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës po sjell një qasje të re dhe një energji që na frymëzon të gjithëve. LDK ka kandidatët më të mirë për zgjedhjet e 9 shkurtit, njerëz me vizion, përkushtim dhe përgatitje që reflektojnë vlerat tona më të mira. Bashkë, ta vazhdojmë rrugën e ndërtuar në Istogun e Fadil Feratit, Shaban Manaj, Haki Rugova e Nazmi Muzliaj.

Ky është momenti ynë – moment që qytetarët e Istogut të bëhen ndryshimi! Ju ftojmë të na bashkoheni, si asnjëherë më parë, për t’i dhënë Kosovës qeverisjen që meriton, ashtu siç Istogu e ka me Ilir F. Ferati. LDK është më shumë se një parti, është një vizion, një ëndërr për një të ardhme më të mirë, një thirrje për të ndërtuar së bashku një Istog të fuqishëm dhe krenar.

Sot, vendimi juaj nuk është thjesht për një ditë votimi – është për një të ardhme më të mirë për çdo familje, për rininë tonë dhe për trashëgiminë që lëmë pas.
Istogu mundet, Istogu meriton! Bashkohuni me LDK-në dhe bëhuni ndryshimi që i duhet qytetit tonë!

Me respekt,

Prof. Dr. Besim Mulaj

Kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga LDK.

#BëhuNdryshimi

#lumiri2025