Kandidati për deputet nga ardhët e LDK-së nga Istogu, Dr. Sci. Besim Mulaj i’u është drejtuar me një mesazh të rinjve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Mulaj ka thënë se nuk po ju drejtohet si politikan por me zemër dhe si dikush që beson thellë se e ardhmja e këtij vendi është në duart e tyre.
Ai ka theksuar në mesazhin e tij se ‘kjo votë nuk është thjesht për të ndërruar emra apo qeveri – është për të ndërtuar një Kosovë ku ju, dhe fëmijët tuaj nesër, të keni mundësinë t’i jetoni ëndrrat këtu, në vendin tuaj’.
“Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqëson vizionin e shpresës, të dijes dhe të zhvillimit. Dr. Lumir Abdixhiku dhe LDK kanë ide konkrete dhe të realizueshme për rininë dhe për Kosovën që duam: një shtet ku puna vlerësohet, arsimi forcohet dhe e ardhmja nuk kërkohet larg, por ndërtohet këtu.Perëndimi mund të jetë një mundësi – për pushime, përvoja, shkollim apo punë – por Kosova është shtëpia jonë. Unë vet jam fëmijë mërgimtari, por kurrë nuk e kam pranuar të jetoj larg këtij vendi të bukur. Me shpresë dhe besim, dua që as fëmijët e mi të mos detyrohen ta lënë Kosovën për të ndërtuar jetën e tyre” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
E dashur rini e Kosovës,
sidomos ju që për herë të parë po merrni në dorë fuqinë e votës,
Po ju drejtohem me zemër, jo si politikan, por si dikush që beson thellë se e ardhmja e këtij vendi është në duart tuaja. Kjo votë nuk është thjesht për të ndërruar emra apo qeveri – është për të ndërtuar një Kosovë ku ju, dhe fëmijët tuaj nesër, të keni mundësinë t’i jetoni ëndrrat këtu, në vendin tuaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqëson vizionin e shpresës, të dijes dhe të zhvillimit. Dr. Lumir Abdixhiku dhe LDK kanë ide konkrete dhe të realizueshme për rininë dhe për Kosovën që duam: një shtet ku puna vlerësohet, arsimi forcohet dhe e ardhmja nuk kërkohet larg, por ndërtohet këtu.
Perëndimi mund të jetë një mundësi – për pushime, përvoja, shkollim apo punë – por Kosova është shtëpia jonë. Unë vet jam fëmijë mërgimtari, por kurrë nuk e kam pranuar të jetoj larg këtij vendi të bukur. Me shpresë dhe besim, dua që as fëmijët e mi të mos detyrohen ta lënë Kosovën për të ndërtuar jetën e tyre.
Prandaj, me votën tuaj, ta kthejmë shpresën në realitet. Ta bëjmë Kosovën vendin ku ëndrrat nuk shtyhen, por realizohen.
Voto Lidhjen Demokratike të Kosovës – nr. 123
Voto Dr. Lumir Abdixhiku – nr. 1
Voto Dr. sci. Besim Mulaj – nr. 79
Për Kosovën që e duam. Për të ardhmen që e meritojmë.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123


