Kandidati për deputet i LDK-së nga Istogu, Besim Mulaj, gjatë ditës së sotme është takuar me disa pensionistë nga Istogu dhe Peja.
Mulaj tha se ndanë mendime për vizionin dhe angazhimin që ka Lidhja Demokratike e Kosovës ka për përmirësimin e kushteve të moshës së tretë.
Ai tutje theksoi se pensionistët kanë sakrifikuar shumë për ta ndërtuar Kosovën që sot po e gëzojmë të gjithë.
“Këta njerëz kanë sakrifikuar shumë për ta ndërtuar Kosovën që sot po e gëzojmë të gjithë. Ishte një moment frymëzimi të dëgjoja përvojat e tyre dhe të ndaj vizionin tim për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.Gjatë takimit, pensionistët shprehën mbështetje për rrugën time politike dhe unë ju premtova përfaqësim të sinqertë e të palëkundur të interesave të tyre. Respekti dhe mirënjohja për ta do të jenë udhërrëfyes të angazhimit tim të përditshëm” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të takohem dhe të bashkëbisedoj me disa pensionistë nga Peja dhe Istogu, të prirë nga z. Brahim Peli dhe z. Ibrahim Mavraj. Biseda ishte e sinqertë dhe plot mirëkuptim, ku ndamë mendime për vizionin dhe angazhimin që ka Lidhja Demokratike e Kosovës për përmirësimin e kushteve të moshës së tretë.
Këta njerëz kanë sakrifikuar shumë për ta ndërtuar Kosovën që sot po e gëzojmë të gjithë. Ishte një moment frymëzimi të dëgjoja përvojat e tyre dhe të ndaj vizionin tim për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë takimit, pensionistët shprehën mbështetje për rrugën time politike dhe unë ju premtova përfaqësim të sinqertë e të palëkundur të interesave të tyre. Respekti dhe mirënjohja për ta do të jenë udhërrëfyes të angazhimit tim të përditshëm.