Kandidati i LDK-së për deputet Dr. Sci. Besim Mulaj, së bashku me bashkëpartiakë ka mbajtur takim me qytetarë në nëndegën Banjë ku mbajti edhe një fjalë rasti.
Mulaj tha se ajo që përjetoi aty ishte më shumë se një takim, ishte emocion i pastër, ishte besim dhe shpresë.
“Entuziazmi që ndjeva nga secili pjesëmarrës ishte i jashtëzakonshëm, një energji që më bindi edhe më shumë se rruga jonë është e drejtë. Me zë të fuqishëm dhe zemër plot, kërkohej të përsëritej suksesi i LDK-së, suksesi që e arritëm bashkë në zgjedhjet lokale, ku LDK fitoi bindshëm falë punës, unitetit dhe besimit të qytetarëve” shrkuan Mulaj.
Mulaj tha se takimet i vazhdoi tutje në Kerrninës ku i pritën mbështetës të LDK-së me të njëjtin zjarr e përkushtim.
“Aty ndjeva se LDK nuk është vetëm parti, por familje, vizion dhe përgjegjësi ndaj vendit. Ky mbështetim më obligon edhe më shumë të jap maksimumin, që zëri i Banjës, Kerrninës dhe i çdo qytetari të dëgjohet fort. Bashkë vazhdojmë, me besim, me guxim dhe me bindjen se e ardhmja ndërtohet vetëm duke qenë pranë qytetarëve” shrkuan Mulaj.
Postimi i plotë:

