Lajme

Mulaj takim me rugovasit e Pejës: Me fitoren e LDK-së, do të punojmë për ta çuar në tjetër nivel transformimin e Rugovës

01/12/2025 19:02
nga:G B

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, me numër 79, ka pasur takim sot me rugovasit e Pejës, që e ka quajtur takim frymëzues dhe të mbushur me energji pozitive, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “Rugova ka qenë gjithmonë prioritet për LDK-në dhe Komunën e Pejës. Falë investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë dhe përkujdesjes për këtë rajon unik, sot Rugova është transformuar në një perlë që i ngjan Alpeve Austriake”.

Gjatë takimit, Dr.sci Besim Mulaj theksoi se, me fitoren e LDK-së dhe z. Lumir Abdixhiku si Kryeministër, do të punojmë për ta çuar këtë transformim në një nivel edhe më të lartë. Prioritetet tona janë të qarta: ndërtimi i një rruge me standarde evropiane drejt Bogës dhe zhvillimi i mëtejshëm i Qendrës së Skijimit Borea, duke e kthyer Rugovën në një destinacion të jashtëzakonshëm për turizmin malor.

Postimi i tij i plotë:

Takim i Ngrohtë me Rugovasit e Pejës

Sonte pata nderin e veçantë të marr pjesë në një takim frymëzues me rugovasit në Pejë, një mbrëmje e mbushur me energji pozitive dhe diskutime me vlerë. Të pranishmit u mirëpritën nga Kryetari i Komunës së Pejës dhe njëherazi kandidati për deputet nga LDK, z. Gazmend Muhaxheri.

Rugova ka qenë gjithmonë prioritet për LDK-në dhe Komunën e Pejës. Falë investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë dhe përkujdesjes për këtë rajon unik, sot Rugova është transformuar në një perlë që i ngjan Alpeve Austriake.

Gjatë takimit, Dr.sci Besim Mulaj theksoi se, me fitoren e LDK-së dhe z. Lumir Abdixhiku si Kryeministër, do të punojmë për ta çuar këtë transformim në një nivel edhe më të lartë. Prioritetet tona janë të qarta: ndërtimi i një rruge me standarde evropiane drejt Bogës dhe zhvillimi i mëtejshëm i Qendrës së Skijimit Borea, duke e kthyer Rugovën në një destinacion të jashtëzakonshëm për turizmin malor.

Gjithashtu, do të angazhohemi për të zgjidhur sfidat e krijuara nga ligji për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, duke mbrojtur të drejtat e banorëve lokalë dhe duke ruajtur trashëgiminë natyrore e kulturore të kësaj zone të mrekullueshme.

Rugova është zemra e malësisë së Kosovës dhe simbol i krenarisë sonë kombëtare. Me mbështetjen tuaj, do të vazhdojmë ta forcojmë këtë vlerë të përbashkët dhe ta çojmë përpara zhvillimin e saj. E ardhmja e Rugovës është e ndritur – dhe bashkë, do ta bëjmë realitet!

“Pa besim, s’ka ndryshim!”

#BëhuNdryshimi #LDK #Rugova