Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, është takuar mbrëmë me aktivistë të LDK-së nga lagjja Hakaj, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këta aktivistë janë rugovistë të përbetuar dhe kanë dëshmuar përkushtim të jashtëzakonshëm dhe vullnet të fortë për të mbështetur ndryshimet pozitive në vendin tonë.
“Jam falënderues për mikpritjen dhe energjinë pozitive që çdo herë e ndiej në këtë komunitet. Me besim në njëri-tjetrin, mund të arrijmë ndryshime të qëndrueshme dhe përparim të përbashkët”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Mbrëmë pata kënaqësinë e madhe të takohem me aktivistët e LDK-së nga lagjja Hakaj.
Rugovista të përbetuar si gjithmonë, kjo lagje ka dëshmuar përkushtim të jashtëzakonshëm dhe vullnet të fortë për të mbështetur ndryshimet pozitive në vendin tonë. Bisedat tona u përqendruan te rëndësia e bashkimit dhe angazhimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Jam falënderues për mikpritjen dhe energjinë pozitive që çdo herë e ndiej në këtë komunitet. Me besim në njëri-tjetrin, mund të arrijmë ndryshime të qëndrueshme dhe përparim të përbashkët.
pa Besim s’ka ndryshim!
79