Lajme

Mulaj: Sporti nuk ndërtohet me inaugurime dhe propagandë, ai kërkon vizion dhe përgjegjësi!

12/26/2025 15:58
nga:Y I

Kandidati i LDK-së për deputet nga Istogu, Dr. Sci. Besim Mulaj, përmes një postimi në facebook tha se sporti nuk është propagandë, është përgjegjësi shtetërore.

Mulaj potencoi se 26 vjet pas luftës sporti në Kosovë vazhdon të përdoret më shumë për fotografi e slogane sesa për zhvillim real.

“Të gjithë krenohemi me sportistët tanë dhe i quajmë ambasadorë të shtetit, por kur vjen puna te investimet konkrete, sporti mbetet në fund të listës.Përjashtim bën qendra e xhudos në Pejë, por një objekt i vetëm nuk e mbulon dështimin e përgjithshëm. Kosova ende nuk ka stadium nacional të futbollit, qytetet nuk kanë stadiume moderne dhe mungon një qendër multifunksionale sportive që do t’u shërbente të rinjve, klubeve dhe sportistëve tanë. Ndërkohë, fondet publike janë shpërndarë pa plan, pa transparencë dhe shpesh janë keqpërdorur në projekte pa standarde dhe pa ndikim real” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Mulaj tha se prioritet i tyre do të jetë përgatitja e infrastrukturës moderne sportive në të gjithë vendin dhe organizimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë.

‘Si ish-sportist, do të jem i angazhuar maksimalisht që sporti të mos mbetet vetëm slogan, por të kthehet në politikë konkrete, investim real dhe shpresë për brezat e rinj’ shkruan Mulaj.

Postimi i plotë:

Sporti nuk është propagandë – është përgjegjësi shtetërore

26 vjet pas luftës, sporti në Kosovë vazhdon të përdoret më shumë për fotografi e slogane sesa për zhvillim real. Të gjithë krenohemi me sportistët tanë dhe i quajmë ambasadorë të shtetit, por kur vjen puna te investimet konkrete, sporti mbetet në fund të listës.

Përjashtim bën qendra e xhudos në Pejë, por një objekt i vetëm nuk e mbulon dështimin e përgjithshëm. Kosova ende nuk ka stadium nacional të futbollit, qytetet nuk kanë stadiume moderne dhe mungon një qendër multifunksionale sportive që do t’u shërbente të rinjve, klubeve dhe sportistëve tanë. Ndërkohë, fondet publike janë shpërndarë pa plan, pa transparencë dhe shpesh janë keqpërdorur në projekte pa standarde dhe pa ndikim real.

Sporti nuk ndërtohet me inaugurime dhe propagandë. Ai kërkon vizion dhe përgjegjësi. Prioriteti ynë do të jetë përgatitja e infrastrukturës moderne sportive në të gjithë vendin dhe organizimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë, ashtu siç i ka hije një organizimi shtetëror serioz dhe dinjitoz.

Si ish-sportist, do të jem i angazhuar maksimalisht që sporti të mos mbetet vetëm slogan, por të kthehet në politikë konkrete, investim real dhe shpresë për brezat e rinj.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123