Lajme

Mulaj: Sonte uragani i ndryshimit ishte në Klinë!

01/15/2025 20:19
nga:G B

Besim Mulaj, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se sonte në Klinë ishte uragani i ndryshimit, raporton Gazeta Blic.

“Në një atmosferë të paparë ndonjëherë, qyteti i Klinës u bë epiqendra e shpresës dhe e entuziazmit për ndryshim. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) promovoi me krenari kandidatët e saj për deputet nga Klina, duke treguar se është më e vendosur se kurrë për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sonte uragani i ndryshimit ishte në Klinë!

Në një atmosferë të paparë ndonjëherë, qyteti i Klinës u bë epiqendra e shpresës dhe e entuziazmit për ndryshim. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) promovoi me krenari kandidatët e saj për deputet nga Klina, duke treguar se është më e vendosur se kurrë për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë.

Lideri i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, mbajti një fjalim frymëzues, duke theksuar se 9 shkurti është dita kur qytetarët e Kosovës do t’i thonë “Jo më!” qeverisjes së Vetëvendosjes. Ai theksoi domosdoshmërinë për një qeverisje të re që vë interesin e qytetarëve në qendër, duke bërë thirrje që vota të jetë për LDK-në – alternativën që garanton stabilitet dhe zhvillim.

Unë pata nderin dhe kënaqësinë të takoj shumë qytetarë nga Klina, njerëz të jashtëzakonshëm që ndajnë të njëjtën dëshirë për një të ardhme më të mirë. Me përulësi, iu drejtova atyre me një thirrje të sinqertë: Të dalim masivisht në zgjedhje më 9 shkurt dhe t’i mbështesim kandidatët për deputet nga LDK!

Koha është për LDK. Koha është për ndryshim!

#KohaPërLDK #9Shkurti #BëhuNdryshimi