Lajme

Mulaj: Si ka mundësi që Dejona Milahi të jetë pjesë e vendimmarrjeve që përfshijnë miliona euro publike?

01/02/2025 18:08
nga:G B

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, me numër 79, ka reaguar ndaj Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se si ka mundësi që një person pa pozitë zyrtare si Dejona Milahi të jetë pjesë e vendimmarrjeve që përfshijnë miliona euro publike.

Postimi i tij i plotë:

Dejona dhe Nagipi “nuk dinë çka është korrupsioni”

Kur mendonim se i kishim parë të gjitha, aktakuza për Nagip Krasniqin dhe grupin e tij na ofron një leksion të ri në artin e manipulimit. Imagjinoni një kompani të shpallet “e papërgjegjshme” nga shteti dhe më pas të ftohet në negociata! Çfarë ironie: në Kosovë, standardet ligjore duket se janë elastike, të përshtatshme për çdo nevojë “kreative”.

Por kryevepra vazhdon: Dejona Mihajli, një emër që shfaqet në komunikimet zyrtare pa asnjë post publik apo autorizim. Si ka mundësi që një person pa pozitë zyrtare të jetë pjesë e vendimmarrjeve që përfshijnë miliona euro publike? As kush e di, as kush pyet.

Si një njeri me mbi 15 vjet përvojë në prokurorim, mund të them me siguri se ky rast nuk është vetëm i paprecedent, por edhe alarmues. Çdo qytetar i Kosovës paguan për këtë nivel të pandershmërisë dhe kaosit.

Nëse heshtim sot, e nesërmja do të jetë edhe më e zymtë.

Pa, besim s’ka ndryshim!

#BëhuNdryshimi