Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së. dr. Besim Mulaj, ka viztuar biznesin ‘Trofta e Istogut’.
Mulaj tha se ky biznes i jashtëzakonshëm, i ndërtuar mbi traditë, punë të palodhshme dhe përkushtim, është një shembull i vërtetë suksesi që përfaqëson më së miri potencialin e Kosovës.
“Gjatë vizitës, pata kënaqësinë të bisedoj me pronarin e këtij biznesi të veçantë, z. Smajl Bytyçi, një aktivist veteran i çështjes kombëtare dhe një model frymëzimi për të gjithë ne. Përveç menaxhimit të suksesshëm të Troftës, z. Bytyçi po realizon projekte të tjera të rëndësishme, si në Kosovë, ashtu edhe në Belgjikë, duke treguar përkushtim jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për mbështetjen e komunitetit tonë” shkruan Mulaj raporotn “Gazeta Blic”.
Ai tha se diskutuan edhe në lidhje me sfidat me të cilat përballen bizneset.
“Në këtë takim të veçantë, diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë që përballen bizneset, sidomos ato në Istog. Një nga shqetësimet e ngritura ishte diskriminimi i TVSH-së, ku peshku i kultivuar në Kosovë i nënshtrohet një tatimi prej 18%, ndërsa ai i importuar trajtohet me një normë më të ulët prej 8%. Ky është një problem i madh që duhet adresuar për të mbështetur prodhuesit tanë lokalë” shkruan Mulaj.
Mulaj potencoi se si ‘deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, do të angazhohet pa rezervë për të avokuar në favor të zgjidhjes së këtyre padrejtësive dhe për të mbështetur bizneset vendore’
Postimi i plotë:
Trofta e Istogut – Krenaria e Kosovës
Sot pata nderin të vizitoj një nga bizneset më të suksesshme në Kosovë, Trofta e Istogut, me të cilën identifikohet dhe krenohet qyteti i Istogut. Ky biznes i jashtëzakonshëm, i ndërtuar mbi traditë, punë të palodhshme dhe përkushtim, është një shembull i vërtetë suksesi që përfaqëson më së miri potencialin e Kosovës.
Gjatë vizitës, pata kënaqësinë të bisedoj me pronarin e këtij biznesi të veçantë, z. Smajl Bytyçi, një aktivist veteran i çështjes kombëtare dhe një model frymëzimi për të gjithë ne. Përveç menaxhimit të suksesshëm të Troftës, z. Bytyçi po realizon projekte të tjera të rëndësishme, si në Kosovë, ashtu edhe në Belgjikë, duke treguar përkushtim jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për mbështetjen e komunitetit tonë.
Në këtë takim të veçantë, diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë që përballen bizneset, sidomos ato në Istog. Një nga shqetësimet e ngritura ishte diskriminimi i TVSH-së, ku peshku i kultivuar në Kosovë i nënshtrohet një tatimi prej 18%, ndërsa ai i importuar trajtohet me një normë më të ulët prej 8%. Ky është një problem i madh që duhet adresuar për të mbështetur prodhuesit tanë lokalë.
Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, do të angazhohem pa rezervë për të avokuar në favor të zgjidhjes së këtyre padrejtësive dhe për të mbështetur bizneset vendore, veçanërisht ato që kontribuojnë në zhvillimin e komunës së Istogut dhe më gjerë.
Faleminderit z. Bytyçi dhe stafit të Troftës së Istogut për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre. Krenaria juaj për Istogun dhe Kosovën është shembull për të gjithë ne.
#TroftaEIstogut #ZhvillimLokal #MbështetjePërBizneset #KrenariEKosovës #istogu