Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, me numër 79, së bashku me kolegët e partisë ka vizituar disa nga ndërmarrjet dhe institucionet të cilat veprojnë në komunën e Istogut, raporton GazetaBlic.
Mulaj thotë se si deputet i ardhshëm do të bëjë çmos që kërkesat dhe nevojat e tyre të mbështeten dhe adresohen.
Tutje ai thotë se Istogu do të ketë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, një zë që do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe do të punojë për të fuqizuar zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të rajonit tonë.
Postimi i plotë:
Vizita që na frymëzojnë dhe na mbushin me krenari!
Ishte kënaqësi e veçantë që, së bashku me kandidatët për deputet nga radhët e LDK për Istogun, të vizitonim disa nga ndërmarrjet dhe institucionet që përfaqësojnë punën, pasionin dhe kulturën tonë. Këto takime ishin jo vetëm mundësi për të njohur më nga afër arritjet e tyre, por edhe për të dëgjuar sfidat e tyre e për të parë mundësitë për të mbështetur më tej zhvillimin lokal.
✅ AE Company – Përpunues të drurit, Emir Hasanaj (Cerrcë): Një model suksesi i përpunimit të drurit dhe kreativitetit që fuqizon ekonominë lokale dhe ofron cilësi të lartë produktesh për tregun.
✅ Pastrimi Kimik A&G – Gazmend R Sutaj (Istog): Një shembull përkushtimi dhe shërbimesh moderne për komunitetin tonë, që dëshmon se pastrimi kimik mund të bëhet me profesionalizëm dhe efikasitet.
✅ Fabrika e Dritareve – Abedin Haxhiaj (Syne): Një biznes që ndërthur cilësinë dhe inovacionin, duke prodhuar dritare të standardeve më të larta dhe duke ofruar zgjidhje për shtëpitë dhe bizneset tona, jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare.
✅ Thertorja Alihajdaraj – Egzon Alihajdaraj (Istog i Poshtëm): Një kontribues i rëndësishëm në industrinë ushqimore, i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të sigurisë dhe freskisë.
✅️ Auto Mehaj- Mirvan H Mehaj (Istog) , zgjidhje e shpejtë dhe e sigurtë për vetura me qera.
✅️ Salloni i Mobiljeve- Neë Home me pronar Sadik Blakaj, cilësi dhe kualitet i garantuar.
Si deputet i ardhshëm, do të bëj çmos që kërkesat dhe nevojat e tyre të adresohen e të mbështeten. Istogu do të ketë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, një zë që do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe do të punojë për të fuqizuar zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të rajonit tonë.
Këto vizita janë dëshmi se Istogu ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, dhe së bashku mund të bëjmë ndryshimin. Falë njerëzve të punës dhe vizionit si këta që vizituam sot, ne e forcojmë besimin se e ardhmja e Istogut është e ndritur.
Falenderoj kryetarin e nëndegës së Istogut z. Driton Al si dhe znj. Merita Muzlijaj-Bytyqi drejtoreshë në komunë për mirëqenie sociale, për organizimin e këtyre takimeve mjaft produktive për ne.
Pa besim, s’ka ndryshim!
#BëhuNdryshimi #Lumir2025 #ldk124 #LDK #NR79 #istogu