Lajme

Mulaj shpalos vizionin e LDK-së në Studenicë e Trubuhovc: Do ta rikthejmë aty ku e ka vendin

12/19/2025 21:02
nga:Sh R

Kandidati i LDK-së, Besim Mulaj ka mbajtur takime në Studenicë dhe në Trubuhovc ku ka shpalosur vizionin e LDK-së dhe angazhimin e tij në rast se bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës.

Mulaj ka thënë se fokus i takimit ishte rikthimi i madh i LDK-së aty ku e ka vendin.

Postimi i tij:

Studenica dhe Trubuhovci ishin takimet e radhës ku pata kënaqësinë të shpalos vizionin e LDK-së dhe angazhimin tim si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Takimet u zhvilluan në një frymë të hapur e miqësore, me diskutime të sinqerta dhe me fokus të përbashkët në rikthimin e madh të LDK-së, aty ku e ka vendin.

Kryetari Ilir F. Ferati, si gjithmonë, ishte nikoqiri i këtyre takimeve, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin dhe të votojnë kandidatët e LDK-së nga komuna jonë për Kuvendin e Kosovës.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për mikpritjen, mbështetjen dhe besimin. Bashkë vazhdojmë përpara.