Lajme

Mulaj: Rritja e numrit të votuesve së LDK-së nga diaspora, dëshmi se qytetarët janë gati për ndryshimin e madh

12/26/2024 20:38
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, dr. Besim Mulaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shprehur mirënjohjen ndaj diasporës për përkushtimin e tyre në procesin zgjedhor.

Mulaj ka thënë se regjistrimi masiv i mbi 30.000 votuesve të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është një arritje e jashtëzakonshme.

Ai tutje ka thënë se ndryshe nga herët e tjera LDK kësaj here ka përfshirë diasporën plotësisht në vendimmarrje të partisë.

Mulaj thotë se fakti që ka rritje të numrit të votuesve të LDK-së nga diaspora tregon se qytetarët janë gati për ndryshimin e madh.

“Ndryshe nga herët e tjera, LDK kësaj here ka përfshirë diasporën plotësisht në vendimmarrje të partisë. Kjo qasje e re dhe e hapur ka çuar në themelimin e shumë degëve dhe nëndegëve të reja, duke forcuar lidhjet tona dhe duke krijuar një platformë ku zëri i çdo shqiptari mund të dëgjohet.Rritja e numrit të votuesve së LDK-së nga diaspora është dëshmi se populli ynë është gati për ndryshimin e madh që na pret. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën tonë” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëkombas në diasporë,

Sot, ndjehem thellësisht mirënjohës për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm në procesin zgjedhor. Regjistrimi masiv i mbi 30,000 votuesve të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është një arritje e jashtëzakonshme dhe një shenjë e qartë se zëri juaj është i fuqishëm dhe i rëndësishëm.

Ndryshe nga herët e tjera, LDK kësaj here ka përfshirë diasporën plotësisht në vendimmarrje të partisë. Kjo qasje e re dhe e hapur ka çuar në themelimin e shumë degëve dhe nëndegëve të reja, duke forcuar lidhjet tona dhe duke krijuar një platformë ku zëri i çdo shqiptari mund të dëgjohet.

Rritja e numrit të votuesve së LDK-së nga diaspora është dëshmi se populli ynë është gati për ndryshimin e madh që na pret. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën tonë.

Faleminderit për mbështetjen dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm! Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një Kosovë më të mirë!
Me respekt,
Besim Mulaj 79 ☑️