Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka pyetur kryeministrin Kurti lidhur me parkun e paneleve solare, raporton Gazeta Blic.
Përmes një video të publikuar në Facecook, ai ka njoftuar se ka shkuar në vendin ku do të duhej të ishin panelet solare por që s’ka gjetur asgjë.
Ai ka thënë se ka pasur vetëm fjalë dhe premtime boshe, derisa në Kosovë për 4 vite janë importuar energji në vlerë prej 700 milionë eurosh.
“Si deputet i ardhshëm, prioritet i imi do të jetë çështja e energjisë”, ka thënë ai./Gazeta Blic/