Lajme

Mulaj: Pesë vite qeverisje dhe asnjë projekt rrugor i përfunduar!

12/16/2025 14:34
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, Dr.Sci, Besim Mulaj, ka hedhur kritika të forta në drejtim të Qeverisë Kurti në lidhje me premtimet e parealizuara.

Mulaj ka renditur disa nga projektet infrastrukturore të premtuara por që s’janë realizuar nga kjo qeveri.

Ai tha se të njëjtit kanë patur shumë premtime por në terren s’kanë realizuar asgjë.

“Shumë premtime, shumë fjalë, shumë “pune në letër”… në terren? Hiç. Pesë vite qeverisje dhe asnjë projekt rrugor i përfunduar. Duket që premtimet ecin më shpejt se asfaltimi” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: