Lajme

Mulaj përkujton policin Izet Qazim Demaj: Energjia e tij e jashtëzakonshme ishte gjithmonë motiv për ne

12/27/2024 12:21
nga:Sh R

Kandiati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për 6 vjetorin e rënies heroike të policit Izet Qazim Demaj.

Mulaj thotë se Demaj ishte një hero që sakrifikoi gjithçka për të mbrojtur jetët e të tjerëve duke përfaqësuar vlerat e guximit dhe përkushtimit për atdheun.

“Poashtu na rikujton se edhe pas 25 viteve, policët tanë ende përballen me kërkesa bazike si sigurimi shëndetësor dhe jetësor…”, tha Mulaj.

Postimi i plotë:

Sot, pata nderin të marr pjesë në ceremoninë përkujtimore për 6-vjetorin e rënies heroike të policit të Kosovës, Izet Qazim Demaj.

Izet Demaj ishte një hero që sakrifikoi gjithçka për të mbrojtur jetët e të tjerëve, duke përfaqësuar vlerat e guximit dhe përkushtimit për atdheun. Njohja ime me të filloi në shkollë dhe vazhdoi në sport dhe në aktivitetet për krijimin e shtetit të Kosovës. Energjia e tij e jashtëzakonshme ishte gjithmonë motiv për ne.

Kjo ngjarje na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e institucioneve të sigurisë dhe sakrificat e atyre që janë në vijën e parë për të garantuar sigurinë tonë.

Poashtu na rikujton se edhe pas 25 viteve, policët tanë ende përballen me kërkesa bazike si sigurimi shëndetësor dhe jetësor…

Shpreh mirënjohjen time për familjen e tij dhe për kolegët që vazhdojnë misionin me të njëjtin përkushtim. Le të kujtojmë se heronjtë si Izet Demaj na japin forcë për të bërë ndryshimin e domosdoshëm në shtetin tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së tij! 🙏
Dr.sci.Besim Mulaj