Lajme

Mulaj në Prishtinë: Sonte u betuam, më 9 shkurt, vizioni ynë do ta udhëheqë të gjithë Kosovën

01/30/2025 19:49
nga:G B

Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet, ka thënë se nga Istogu sot ka ardhur në Prishtinë, nga nderimi për historinë tek angazhimi për të ardhmen, raporton Gazeta Blic.

“Pas Akademisë Përkujtimore për kryetarin legjendar të Istogut, Fadil Ferati, rrugëtimin tonë e vazhduam në Degën 4 të LDK-së në Prishtinë, në shkollën “Xhemajl Mustafa” – një emër që mishëron sakrificën për Kosovën. Aty ku kryetar është Besian Mustafa, djali i një ideali që vazhdon të jetojë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Nga Istogu në Prishtinë, nga nderimi për historinë tek angazhimi për të ardhmen!

Pas Akademisë Përkujtimore për kryetarin legjendar të Istogut, Fadil Ferati, rrugëtimin tonë e vazhduam në Degën 4 të LDK-së në Prishtinë, në shkollën “Xhemajl Mustafa” – një emër që mishëron sakrificën për Kosovën. Aty ku kryetar është Besian Mustafa, djali i një ideali që vazhdon të jetojë.

Prishtina tashmë qeveriset nga LDK, por sonte u betuam: Më 9 shkurt, vizioni ynë do ta udhëheqë të gjithë Kosovën! Me besim, me vendosmëri dhe me zemër për këtë vend.

#LDK #Fitore9Shkurt #MeBesimNdryshojmë #LDK124 #NR79