Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 79, Besim Mulaj, vizitoi Lubizhdën e Malishevës, si pjesë e turneut për ndryshim, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit me qytetarët, ai theksoi vizionin e qartë dhe të vendosur të kryetarit Lumir Abdixhiku për një Kosovë të zhvilluar, të barabartë dhe plot shpresë.
Mulaj falënderoi mikpritësit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe energjinë pozitive që u dhanë forcë dhe kurajë për të vazhduar përpara, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.
E plotë:
Lubizhda e Malishevës – Stacioni i radhës i turneut të ndryshimit
Sot, në Lubizhdë të Malishevës, patëm kënaqësinë të ndalemi në një nga destinacionet më të veçanta të turneut tonë për ndryshim. Në mesin e mikpritjes së ngrohtë dhe energjisë pozitive të qytetarëve, dëgjuam vizionin e qartë dhe të vendosur të kryetarit Lumir Abdixhiku për Kosovën e së nesërmes.
Ky vizion i Lidhjes Demokratike të Kosovës është ai i zhvillimit, barazisë dhe shpresës, një vizion që po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët e çdo cepi të vendit.
Një falënderim i sinqertë dhe nga zemra për mikpritësit tanë, që me zemërgjerësinë dhe përkrahjen e tyre na japin forcë dhe kurajë për të ecur përpara. Bashkë, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.