Lajme

Mulaj: Në Kuvendin e Kosovës, do të jem urë bashkëpunimi, gjithmonë në interes të Kosovës dhe qytetarëve!

12/20/2025 12:49
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu Dr. Sci, Besim Mulaj, ka thënë se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë më të rëndësishmet që nga paslufta.

Mulaj ka theksuar se arsyeja është e qartë ‘ bllokada institucionale që po zgjat gati një vit ka lënë pasoja të rënda në jetën e përditshme të qytetarëve’.

I njëjti ka potencuar se kudo që shkon ka ankesa të shumta nga qytetarët për mungesë shërbimesh nga ana e shtetit.

“Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga bizneset, por edhe qytetarët e thjeshtë po e ndjejnë barrën e dyfishimit të çmimeve në treg dhe rritjes së kostos së energjisë. Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do të arrinim në këtë nivel pakënaqësie dhe zhgënjimi, ashtu siç kurrë më parë nuk kam parë një dëshirë kaq të madhe të të rinjve për ta lëshuar Kosovën” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Mulaj pati edhe një mesazh ” Ky vend nuk ndërtohet duke u braktisur, por duke u përmirësuar së bashku”.

Ai tha se në Kuvendin e Kuvendin e Kosovës do të jetë urë bashkëpunimi në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë, pa asnjë dyshim, më të rëndësishmet që nga paslufta. Arsyeja është e qartë: bllokada institucionale që po zgjat gati një vit ka lënë pasoja të rënda në jetën e përditshme të qytetarëve.

Kudo që shkoj nëpër Kosovë, dëgjoj vetëm ankesa për mungesë shërbimesh nga ana e shtetit. Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga bizneset, por edhe qytetarët e thjeshtë po e ndjejnë barrën e dyfishimit të çmimeve në treg dhe rritjes së kostos së energjisë. Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do të arrinim në këtë nivel pakënaqësie dhe zhgënjimi, ashtu siç kurrë më parë nuk kam parë një dëshirë kaq të madhe të të rinjve për ta lëshuar Kosovën.

Unë u them gjithmonë të gjithëve: lehtë është të ikësh, por Kosova ka nevojë për secilin prej nesh. Ky vend nuk ndërtohet duke u braktisur, por duke u përmirësuar së bashku. LDK-ja ka nevojë për çdo votë tuajën, që Kosova të krijojë mundësi reale për secilin qytetar.

Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve – të rinj e të moshuar, gra e burra, biznese e profesionistë – të bashkohemi dhe më 28 dhjetor t’i japim Kosovës një qeveri normale, të përgjegjshme dhe të drejtuar nga LDK-ja. Unë, në Kuvendin e Kosovës, do të jem urë bashkëpunimi, gjithmonë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Zoti na ndihmoftë.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123