Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, po vazhdon aktivitetin e tij para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Pata kënaqësinë të vizitoj familjen e Abedin Kabashit në Tomoc. Një vizitë e mbushur me vlera dhe ndjenja të sinqerta shqiptare”, ka shkruar ai.
Sipas tij, mikpritja tradicionale e familjes Kabashi ia kujtoi fuqinë e kulturës dhe solidaritetit që na bashkon.
“Gjatë bisedave të ngrohta me këtë familje fisnike, ndamë ide dhe mendime mbi rëndësinë e mobilizimit të përgjithshëm. Me 9 shkurt, ne kemi mundësinë të bëjmë ndryshimin që na duhet. Një ndryshim që kërkon unitet, besim dhe përkushtim nga të gjithë ne.Faleminderit familjes Kabashi për mirëpritjen dhe frymëzimin! Bashkë, mund të arrijmë më shumë”, deklaroi Mulaj.