Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka thënë se në atmosferë entuziaste dhe me energji, mijëra bashkatdhetarë nga diaspora në Zvicër iu bashkëngjitën “Turneut të Ndryshimit”, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pati kënaqësinë të bashkëbisedojë me bashkëatdhetarë, duke ndarë pikëpamjet dhe vizionin e përbashkët për çështjet ekonomike dhe zhvillimore që prekin komunitetin shqiptar.
Postimi i tij i plotë:
Sot një atmosferë entuziaste dhe të mbushur me energji, mijëra bashkatdhetarë nga diaspora jonë në Zvicër iu bashkangjitën “Turneut të Ndryshimit”. Ky event u mbajt në Oltën, ku shqiptarët e diasporës treguan edhe një herë përkushtimin e tyre për zhvillimin dhe ndryshimin e Kosovës.
Në këtë takim të veçantë kisha kenaqësinë të bashkëbisedojë me bashkatdhetarët tanë, duke ndarë pikëpamjet dhe vizionin tonë të përbashkët për çështjet ekonomike dhe zhvillimore që prekin komunitetin shqiptar. Diskutimet ishin të fokusuara në kontributin e diasporës dhe rolin e saj në përparimin e vendit tonë.
Kjo ngjarje ishte një shembull i mrekullueshëm i unitetit dhe përkushtimit të diasporës shqiptare për të qëndruar afër Kosovës, duke ofruar mbështetje për ndryshimet pozitive që e çojnë vendin përpara.
Me forcën e bashkimit, ndryshimi është i mundur!
#TurneuNdryshimit #LDK #DiasporaShqiptare #BashkëPërKosovën


