Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, dr. Besim Mulaj, ka marrë pjesë në promovimin e veprave të autorit Adnan Merovci, kushtuar Ibrahim Rugvës.
Mulaj tha se “ky event madhështor shënoi prezantimin e një pune të palodhur shumëvjeçare, e cila pasqyron me përpikëri trashëgiminë politike, intelektuale dhe kombëtare të Presidentit Rugova, duke na rikujtuar vizionin dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”
“Kisha gjithashtu nderin dhe kënaqësinë të ndaja momente kujtese me autorin e këtyre librave, z. Adnan Merovci, si dhe me shumë bashkëpunëtorë të Presidentit historik, përfshirë edhe djalin e tij, z. Uke Rugova” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
Ai potencoi se ishte moment i veçantë të shihje kaq shumë pasion dhe profesionalizëm të përfshirë në këto vepra.
Postimi i plotë:
Sot pata privilegjin të marr pjesë në promovimin e veprave të autorit Adnan Merovci, i cili tashmë është shndërruar në biografin zyrtar të jetës dhe veprës së
Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ky event madhështor shënoi prezantimin e një pune të palodhur shumëvjeçare, e cila pasqyron me përpikëri trashëgiminë politike, intelektuale dhe kombëtare të
Presidentit Rugova, duke na rikujtuar vizionin dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Kisha gjithashtu nderin dhe kënaqësinë të ndaja momente kujtese me autorin e këtyre librave, z. Adnan Merovci, si dhe me shumë bashkëpunëtorë të Presidentit historik, përfshirë edhe djalin e tij, z. Uke Rugova.
Ishte një moment i veçantë të shihje kaq shumë pasion dhe profesionalizëm të përfshirë në këto vepra, që përjetësojnë një figurë kaq madhore të historisë sonë kombëtare.
#BëhuNdryshimi #ldk124 #NR79