Lajme

Mulaj: Me Abdixhikun si kryeministër, Kosova do të ketë një qeveri miqësore ndaj biznesit

02/07/2025 15:23
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj sot ka vizituar një biznes në Istog, shkruan GazetaBlic.

Ai thotë se bizneset janë kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit të Kosovës, krijuesit e vendeve të punës dhe shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik.

“Bizneset janë kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit të Kosovës, krijuesit e vendeve të punës dhe shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik. Fatkeqësisht, në vitet e fundit, qeverisja majtiste ka krijuar një klimë të rënduar për sipërmarrësit, duke i ngulfatur me barriera administrative, mungesë mbështetjeje dhe politika linçuese ndaj sektorit privat”, shkroi ai.

Mulaj thekson se me fitoren e LDK-së më 9 shkurt dhe zgjedhjen e Dr. Lumir Abdixhikut si Kryeministër, Kosova do të ketë një qeveri miqësore ndaj biznesit, me reforma strukturore në interes të zhvillimit ekonomik, veçanërisht për bizneset prodhuese dhe eksportuese.

Po ashtu ai premton se si deputet i ardhshëm në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohet me gjithë fuqinë për mbështetjen e bizneseve kosovare dhe krijimin e kushteve që inkurajojnë investimet e brendshme dhe të huaja.

“Kosova ka potencial, ka punëtorë të aftë dhe ka sipërmarrës të guximshëm – ajo që i duhet është një qeveri që e kupton dhe e ndihmon sektorin privat!”, tha ai mes të tjerash.