Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, me numër 79 në listë, ka thënë se më 9 shkurt zgjedhja është në duart e qytetarëve, raporton Gazeta Blic.
“Unë, si kandidat me numrin 79, jam i bindur se vetëm përmes besimit dhe bashkëpunimit mund të sjellim ndryshimin e nevojshëm në vendin tonë. Në këtë rrugëtim, bashkë me LDK-në – Nr. 124, ne ofrojmë një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai.
Mulaj ka thënë se do të angazhohet për transparencë në qeverisje, politika të drejta që i shërbejnë qytetarit, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë.
Postimi i tij i plotë:
Nr. 124 për ndryshim – Nr. 79 për përfaqësim!
Më 9 shkurt, zgjedhja është në duart tuaja!
Unë, si kandidat me numrin 79, jam i bindur se vetëm përmes besimit dhe bashkëpunimit mund të sjellim ndryshimin e nevojshëm në vendin tonë. Në këtë rrugëtim, bashkë me LDK-në – Nr. 124, ne ofrojmë një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës.
Përvoja ime mbi 25 vjet në menaxhim dhe qeverisje më ka mësuar një të vërtetë të thjeshtë: Pa besim s’ka ndryshim! Prandaj, kam vendosur të angazhohem për:
Transparencë në qeverisje.
Politika të drejta që i shërbejnë qytetarit.
Zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë.
9 Shkurt 2025 është dita kur mund të bëni ndryshimin të ndodhë!
Voto LDK – Nr. 124 për një drejtim të ri për Kosovën.
Voto Nr. 79 për një përfaqësim të denjë dhe të përgjegjshëm.
Bashkohuni me këtë vizion – sepse vetëm së bashku mund të arrijmë atë që dëshirojmë për vendin tonë!
#LDK124 #Nr79 #PaBesimSkaNdryshim