Lajme

Mulaj: Me 9 shkurt, së bashku ta bëjmë ndryshimin e madh – Tani është koha jonë!

01/18/2025 20:12
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës qëndroi sot në Gurrakoc të Istogut, në një tubim madhor me banorët e këtij fshati.

Kandidati për deputet i kësaj parite, Besim Mulaj me numër 79, në këtë tubim qytetarëve iu ka premtuar stabilitet dhe zhvillim.

Mulaj ka thënë se tani është koha e LDK-së, e se me votën e përkrahësve do ta rikthejnë Kosovën në rrugën e duhur.

”Edhe unë pata nderin dhe emocionin të drejtohem para asaj mase elektrizuese në Gurakoc. Aty, qytetarëve ju premtova me zemër: “Boll më me qeverisje të majta dhe konfliktuoze me miqtë perëndimor. Kosova ka nevojë për stabilitet, për zhvillim, për vizionin që vetëm LDK mund të ofrojë. Më 9 shkurt, së bashku, ta bëjmë ndryshimin e madh.

”Tani është koha jonë! Bashkë, të gjithë qytetarët, me zemër të hapur dhe besim në të ardhmen, të ngrihemi për Kosovën tonë dhe ta rikthejmë vendin në rrugën e duhur. Më 9 shkurt, dilni masivisht dhe votojeni ndryshimin. Votojeni LDK-në – forca që i duhet Kosovës!” ka thënë ai.

Postimi i plotë: