Lajme

Mulaj: LVV ka një rënie rapide, Kurti nga paniku po përdor gjuhë të papërshtatshme elektorale – LDK do të jetë partia e parë

01/23/2025 18:46
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që ka një program jashtëzakonisht konkret.

Mulaj në një intervistë për GazetaBlic, thotë se Kurti dhe LVV kanë filluar një fushatë jashtëzakonisht agresive, ku thotë se më së shumti është duke u marrë me LDK-së sepse sipas tij rrezikun është duke e parë vetëm nga kjo parti.

Ai tutje shton se Lëvizja Vetëvendosje ka një rënie rapide dhe kjo sipas tij e ka bërë nervoz kryeministrin Kurti, ku nga paniku ka filluar të përdorë një gjuhë të papërshtatshme për elektoratin.

“Po fillimisht LDK ka filluar fushatën pak ma herët nëpër turneun e ndryshimit, ku kemi taku njerëzit tonë elektoratin dhe të gjithë të tjerët që kanë dashur ta dëgjojnë programin e LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës për momentin është e vetmja parti që ka një program jashtëzakonisht konkret, edhe të përcaktuar edhe me afate edhe me buxhet të realizimit. Tashmë me fushatën që ka fillu zyrtarisht kemi kryeministrin Kurti edhe LVV që kanë fillu fushatën e tyre, një fushatë jashtëzakonisht agresive, jo që i përket sidomos me qytetarët tonë që unë mendoj që e kultivojnë një kulturë edhe një energji të re dhe pozitive. Kurti gati në çdo takim që ka shku vërejmë që ka një dispropocion të diskursit të tij, dhe sidomos jo pak po më së shumti është duke u merr me LDK-në. Ka një rënie rapide të LVV dhe kjo si duket e ka bo nervoz kryeministrin Kurti, dhe nga kjo dhe nga paniku ai ka filluar një gjuhë të papërshtatshme për elektoratin dhe garat tona që janë bërë në vazhdimësi. Me gjasë rrezikun është duke e parë vetëm nga LDK”, tha ai.

Mulaj thotë se 51% i LVV i fituar në zgjedhjet e vitit 2021 ishte votë e momentit dhe mllefit, ku shton se tani qytetarët janë të vendosur ta bëjnë ndryshimin.

“51% është vërtetu që ka qenë një votë e momentit dhe mllefit ndoshta pak, por ne besojmë në këtë e shohim edhe në teren nga diskutimet edhe me qytetarët, me bizneset, me grupet e interesit që të gjithë janë të vendosur që kësaj rradhe të bëjnë ndryshimin tjetër të radhës, sic ishte 2021 duke besuar në premtimet e Kurtit të cilat nuk kanë ndodhur asnjëherë, nuk janë realizu as për së afërmi asnjë nga premtimet e tij”, shtoi ai.

Sa i përket sondazheve që janë publikuar së fundmi, Mulaj thotë se kanë qenë të momentit dhe se tani çdo gjë ka ndryshuar. Ai thotë se tani ka një vullnet të jashtëzakonshëm të njerëzve që ta përkrahin LDK duke e parë si alternativë të vetme me programin që ka.

“Këto sondazhet kanë qenë të asaj kohë të momentit, mirëpo mendoj që tani gjithçka ka ndryshu. Duke parë tubimet tona të cilat janë jashtëzakonisht më të fuqishme, janë jashtëzakonisht mbreslënëse, përvec kësaj ka një vullnet të jashtëzakonshëm të njerëzve që ka përkrahin kësaj radhe duke e parë si aleternativë të vetme LDK me programin e saj konkret”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Mulaj thotë se LDK-ja me vendosshmëri do të jetë partia e parë në zgjedhje.

“Ne presim që Lidhja Demokratike e Kosovës, me vendosshmëri të jemi të parët. Pikërisht ai fakt LDK e ka detyruar të bëjë hapat e ndryshimit dhe reformat, të cilat i ka bërë dhe përveç që kemi programin kemi edhe një qasje të re ndaj elektoratit tonë dhe qytetarëve tjerë dhe kjo besoj që do të ndikojë patjetër, vërehet edhe vet nga komunikimi i Kurtit me qytetarët e Kosovës, nuk e di ku e merr atë të drejtë të kërcënojë edhe qytetarët edhe bizneset sidomos, është bërë pengesë edhe e zhivllimit ekonomik, unë mendoj që është bërë pengesë edhe për zhvillimin e demokracisë të cilën e ka pasur Kosova edhe para lufte kur ishte nën pushtim, le mos të themi tash që kemi rregulla dhe ligje demokratike që ne duhet t’i bindim dhe t’i respektojmë në garat edhe zgjedhjet edhe në jetën e përditshme”, përfundoi Besim Mulaj./Gazeta Blic/