Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, ka ndarë pamje nga tubimi në Malishevë.
Mulaj tha se sonte në Malishevë LDK-ja mori një besim të madh nga qytetarët.
“Me kënaqësi të madhe pata rastin të përjetoj entuziazmin e jashtëzakonshëm të elektoratit rugovist në Malishevë. Një energji që buronte nga zemra dhe një besim i palëkundur për të ardhmen. Sot, më shumë se kurrë, shohim të gjithë duke u kthyer në shtëpinë e madhe – LDK-në. Ky është mesazhi më i fuqishëm që na kujton se Kosova është e juaja!” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
‘9 shkurti po afron – dita jonë, festa e madhe e LDK-së’ shkruan Mulaj.
Postimi i plotë:
Sonte, në Malishevë, LDK-ja mori një besim të madh nga qytetarët!
Me kënaqësi të madhe pata rastin të përjetoj entuziazmin e jashtëzakonshëm të elektoratit rugovist në Malishevë. Një energji që buronte nga zemra dhe një besim i palëkundur për të ardhmen. Sot, më shumë se kurrë, shohim të gjithë duke u kthyer në shtëpinë e madhe – LDK-në. Ky është mesazhi më i fuqishëm që na kujton se Kosova është e juaja!
Ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me bashkëbisedime frymëzuese me miq, aktivistë dhe përkrahës të shumtë. Nuk përjashtohej askush – të gjithë së bashku, si një familje e madhe, po forcojmë themelet e besimit dhe të ndryshimit.
9 shkurti po afron – dita jonë, festa e madhe e LDK-së! Së bashku, me zemër dhe vizion të qartë, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë.
Bashkë për LDK-në! Bashkë për Kosovën!
#BëhuNdryshimi #Lumir2025 #ldk124 #NR79 #LDK