Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, ishte për vizitë në familjen Blakaj nga Trubohoci, raporton GazetaBlic.
Mulaj thotë se diskutan për rëndësinë e një qeverisje që vendos qytetarin dhe mirëqenien e tij në qendër.
Ai thotë se LDK është e përgatitur të sjellë ndryshimin që kërkon vendi ynë.
Postimi i plotë:
Trubuhoci takimi i radhës së LDK -së,
Sot, së bashku me kryetarin komunës së Istogut, z. Ferati, dhe kandidatët për deputetë nga Istogu, patëm kënaqësinë të takoheshim me qytetarët në odën mikpritëse të familjes Blakaj në Trubohoc. Ky takim shërbeu si një mundësi e çmuar për të dëgjuar mendimet, shqetësimet dhe vizionin e qytetarëve të kësaj ane.
Gjatë bashkëbisedimit, diskutuam për rëndësinë e një qeverisjeje që vendos qytetarin dhe mirëqenien e tij në qendër. Kosova ka nevojë për një udhëheqje me vizion të qartë, dhe LDK-ja është e përgatitur të sjellë ndryshimin që kërkon vendi ynë.
Programi zgjedhor i LDK-së është i bazuar në profesionalizëm, transparencë dhe mirëqeverisje – një program që reflekton prioritetet e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit. Jam i bindur se, me mbështetjen tuaj, do të ndërtojmë një Kosovë të denjë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Faleminderit fshatit Trubuhoc, për mikpritjen dhe çdo qytetari që ndau mendimin e tij. Besimi për ndryshim është hapi i parë drejt suksesit – sepse pa besim s’ka ndryshim!
#BëhuNdryshimi #ldk124 #LDK #NR79